“Moj qelbësirë pse më…”, moderatorja e njohur i ka dy fjalë për Kiara Titon pasi hyri në BBVIP (FOTO)

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Moj qelbësirë pse më…”, moderatorja e njohur i ka dy fjalë për Kiara Titon pasi hyri në BBVIP (FOTO)

Moderatorja e njohur Kiara Tito është zyrtarisht një nga banoret e edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’.

Teksa në monitor u shfaq klipi i saj prezantues para se të futej në shtëpinë më të famshme, moderatorja bukuroshe u shpreh se pjesëmarrjen e saj në reality show-n e njohur nuk e ka marrë vesh askush, përveç familjarve të saj. E kështu paska qenë, pasi duket se moderatorja është treguar e rezervuar për të ndarë lajmin emocionues edhe me miqtë e saj duke ua lënë atyre si surprizë për t’a zbuluar në natën e parë të nisjes së këtij spektakli. Një ndër to mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një foto të Kiarës në Instastory, ku përveç se sigurisht i kishte uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur kështu në një sens shakaje ‘qelbësirë’.

“Krijofsh kujtimet më të bukura të jetës shpirt. Të dua shumë! Jam këtu për ty. Dhe pse më gënjeve moj qelbësirë”- shkruan Klea.

Banorët e tjerë që u bën pjesë janë edhe Olta Gixhari, Tea Trifoni, Kejvina Kthella, Gent Hazizi, Luiz Ejlli, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Dea Mishel, Amos Zaharia, Arjana, Krist Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE