“Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat…”, Rama poston foton e Talat Xhaferit me Ali Ahmetin!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat…”, Rama poston foton e Talat Xhaferit me Ali Ahmetin!

Ndërsa të dielën pritet të votohet qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut me kryeministër shqiptar Talat Xhaferrin, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama ka postuar një foto të Xhaferrit me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, teksa për këtë të fundit thotë se është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë.

Rama shkruan se krijimi i qeverisë teknike është një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, teksa ka postuar dhe një shprehje e cila thotë; Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”.

Postimi i Edi Ramës:

Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!

E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto!– shkruan Rama në rrjetin social X.

Kujtojmë se me dorëheqjen nga posti dy ditë më parë, Dimitar Kovaçevski i hapi rrugën krijimit të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, detyra e së cilës do të jetë përgatitja për zgjedhjet parlamentare që mbahen më 8 maj të këtij viti.

Detyra i kalon Talat Xhaferit, i cili bëhet kështu kryeministri i i parë shqiptar i vendit fqinj. Xhaferi megjithatë, i cili pritet të votohet në krye të ekzekutivit maqedonas jo më vonë se 28 janari, nuk do të ketë kompetenca të plota.

Naser Ziberi, kandidat për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 tha se më mirë do të kishte qenë që BDI-ja të pajtohej me një propozim të VMRO DPMNE-së për anulimin e qeverisë teknike, në 100 ditët e fundit të punës së ekzekutivit, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapej rruga për marrjen e një kryeministri politik, apo me kompetenca të plota.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE