Babai i 102 fëmijëve ‘dorëzohet’, u kërkon bashkëshorteve të tij të përdorin kontraceptivë!

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Babai i 102 fëmijëve ‘dorëzohet’, u kërkon bashkëshorteve të tij të përdorin kontraceptivë!

Një fermer nga Uganda, i cili ka 102 fëmijë dhe 568 nipër e mbesa nga 12 gra, ka vendosur të ndalojë shtimin e pjesëtarëve të familjes së tij. 67-vjeçari i quajtur Moussa Hasahia u ka kërkuar tani grave të tij që të përdorin kontraceptivë pasi nuk mund të përballojë më shpenzimet. Ai tha për The Sun se:

Të ardhurat e mia po bëhen gjithnjë e më të vogla me kalimin e viteve për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe familja ime po bëhet më e madhe. Po martohesha me gra të ndryshme njëra pas tjetrës. Si mund të jetë i kënaqur një mashkull vetëm me një grua?

Hasahia dhe familja e tij jetojnë në Lusaka, Ugandë, ku poligamia është e ligjshme. Ai tha se të gjitha gratë e tij jetojnë në të njëjtën shtëpi, Gruaja e tij më e re, Zulaika, nënë e 11 fëmijëve, tha:

Nuk do të kem më fëmijë. Jemi në një situatë të keqe financiare dhe tani po marr pilula kontraceptive.

Rreth një e treta e fëmijëve të Hasahisë, jetojnë me të në fermën e tij. Fëmija i tij i madh është 21 vjet më i madh se gruaja e tij më e vogël.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50921 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE