Video shokuese, përplasen 200 makina në Kinë!

vovalbania December 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Video shokuese, përplasen 200 makina në Kinë!

Të paktën një person humbi jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në qytetin kinez të Zhengzhou ku u përfshinë të paktën 200 makina. Makina dhe kamionë u përplasën në urën Huange në Zhengxin, në një aksident që mendohet të ketë ardhur si pasojë e mjegullës. Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur evakuimin e personave të bllokuar në pirgun e makinave të aksidentuara.

Shumë nga të plagosurit u bllokuan në automjetet e tyre dhe departamenti i zjarrfikësve dërgoi 11 kamionë zjarrfikës dhe 66 personel shpëtimi nga zjarri për t’i ndihmuar. “Kjo është shumë e frikshme. Plot njerëz këtu, nuk mendoj se mund të zbresim nga ura,”-dëgjohet një person duke thënë në video.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Kinë për shkak të mungesës së kontrolleve të rrepta të sigurisë. Në shtator, 27 pasagjerë vdiqën pasi një autobus që i transportonte në ambientet e karantinës COVID-19 në provincën Guizhou u përmbys në një autostradë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE