5 vite nga tragjedia në koncertin e saj, Ariana Grande emocionon me gjestin për fëmijët e Mançesterit!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
5 vite nga tragjedia në koncertin e saj, Ariana Grande emocionon me gjestin për fëmijët e Mançesterit!

Pesë vite më parë, pas një prej koncerteve të saj, këngëtarja e njohur Ariana Grande përjetoi përvojën më të keqe të jesës së saj, kur një kamikaz shpërtheu një bombë në vendin ku ajo performoi në Mançester të Anglisë. Që atëherë, çdo vit, këngëtarja u dërgon dhurata fëmijëve për Krishtlindje dhe ky vit nuk kishte përjashtim. Së fundmi, ‘Royal Manchester Children’s Hospital Charity’ e falënderoi atë përmes Instagramit për këto dhurata për pacientët në disa spitale lokale.

Faleminderit Ariana. Ne jemi kaq të emocionuar që marrim dhuratat e Krishtlindjeve nga Ariana Grande për pacientët e rinj nëpër spitalet tona.

Thank u, Ariana! 🎁🥹https://t.co/pINj0totQN

— Entertainment Tonight (@etnow) December 28, 2022

Në të njëjtën deklaratë, institucioni zbuloi se këto dhurata u shpërndanë mes foshnjave, fëmijëve dhe adoleshentëve në Spitalin e Fëmijëve Royal Mançester, Spitalin Wythenshawe, Spitalin e Përgjithshëm të Mançesterit të Veriut dhe Spitalin e Përgjithshëm Trafford.

Ne e dimë se Mançesteri dhe në veçanti Spitali i Fëmijëve Royal Mançester, zë një vend të veçantë në zemrën e Arianas.

Më 22 maj 2017, një kamikaz shpërtheu një bombë brenda hollit të stadiumit në fund të shfaqjes së saj, duke vrarë 22 persona dhe duke plagosur më shumë se 500. Kjo shkaktoi pezullimin e turneut të saj “Dangerous Woman” dhe një muaj më vonë ajo u kthye në Mançester për një koncert bamirësie me yje si Chris Martin, Mac Miller, Katy Perry, Pharrell Williams, Justin Bieber dhe Miley Cyrus. Ajo ngjarje ndihmoi në mbledhjen e më shumë se 13 milionë eurove për viktimat dhe familjet e tyre dhe çdo vit Ariana shkruan një mesazh drejtuar të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48561 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE