Kryebashkiaku Krali pranon humbjen në Kavajë dhe i jep dorën Salianjit, simpatizantët e tij shpërthejnë në lot

vovalbania May 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryebashkiaku Krali pranon humbjen në Kavajë dhe i jep dorën Salianjit, simpatizantët e tij shpërthejnë në lot

Kavaja është duke numëruar kutitë e fundit, teksa duket se kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja, po shkon drejt zyrtarizmit të fitores.

Sakaq duket se këtë rezultat e ka pranuar dhe kandidati i PS, njëherësh kryebashkiaku aktual Redian Krali.

Ky i fundit i ka dhënë dorën Ervin Salianjit, ndërsa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat.

Siç shihet edhe nga këto pamje, disa prej simpatizantve të kryebashkiakut të PS, e kanë përcjellë këtë të fundit duke qarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE