Drejt uljes së tensioneve, sot nis heqja e barrikadave të serbëve në veri të Kosovës!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Drejt uljes së tensioneve, sot nis heqja e barrikadave të serbëve në veri të Kosovës!

Sot në mëngjes nis heqja e barrikadave në veri të Kosovës. Kjo u bë e ditur nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, pas takimit që pati me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Për 24 apo 48 orë do të hiqen barrikadat!

Takimi u zhvillua mbrëmë në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, në afërsi të kufirit me Kosovën. Në përfundim, Vuçiç lexoi konkluzionin e përfaqësuesve të serbëve të veriut të Kosovës, lidhur me heqjen e barrikadave.

Besimi i serbëve në institucionet diskriminuese të Prishtinës nuk ekziston, dhe është i pamundur të arrihet. Ne nuk kemi besim te Kurti dhe nuk mund të kemi. Nëse vazhdojnë arrestimet dhe terrori kundër popullit serb do ta mbyllim përgjithmonë veriun e Kosovës për institucionet diskriminuese të Prishtinës. Pastaj, do të vendosim barrikada që nuk do të hiqen kurrë dhe që për Prishtinën ato do të jenë një kufi që nuk do të kalohet kurrë. Të mos ketë njohje të pavarësisë së Kosovës, në asnjë formë, sepse është territor i Serbisë.

I pyetur nga gazetarët për kthimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës, Vuçiç u përgjigj se “heqja e barrikadave nuk ka të bëjë me këtë çështje”.

Kthimi në institucione kushtëzohet me Marrëveshjen e Brukselit, e cila flet për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti iu bëri thirrje serbëve të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës, pasi muajin e kaluar, zyrtarë serbë në veri të Kosovës patën dhënë dorëheqje në shenjë proteste mbi vendimin e Prishtinës për zëvendësimin e targave të Serbisë me RKS. Më vonë, kjo çështje mori zgjidhje.

Çfarë u diskutua me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës?

Në këtë takim mori pjesë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, për shkak të dyshimeve për përfshirje në krim të organizuar ndërkombëtar e korrupsion. Paraprakisht, Vuçiç bëri të ditur se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësohen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE