Ndodh puthja e parë në “Big Brother VIP Albania 3”!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndodh puthja e parë në “Big Brother VIP Albania 3”!

Spektakli i “Big Brother VIP” pritet të mbërthejë edhe mbrëmjen e sotme publikun para ekranit të “Top Channel”.

Edhe pse kanë kaluar vetëm 10 ditë që prej nisjes së edicionit të tretë, dinamikat në shtëpi janë të shumta, teksa banorët janë përfshirë në debate dhe situata të ndryshme. Nga ana tjetër, Alfio, Gabriele, Gazmendi, Hedi dhe Meri janë 5 banorët që janë të nominuar për këtë javë dhe votat e publikut kanë vendosur se cili prej tyre do të shpëtojë, e cili do ta ndërpresë këtu rrugëtimin.

Me votat e publikut, Heidi ishte banorja e parë që shpëtoi, teksa u pasua dhe nga Meri. Kjo e fundit, e festoi duke puthur Meritonin, pasi kishte premtuar që nëse do shpëtonte kjo do ishte gjëja e parë që do bënte. Dhe kështu ndodhi, Meri shkëmbeu një puthje në buzë me Meritonin.

Tashmë, një prej Gazit, Alfios dhe Gabrielet do duhet të ndërpresë rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP” 3, vetëm pas 10 ditësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE