Ambasadorja amerikane Yuri Kim uron shqiptarët për vitin e ri: Do të vijojmë të qëndrojmë përkrah jush

vovalbania December 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim uron shqiptarët për vitin e ri: Do të vijojmë të qëndrojmë përkrah jush

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zgjedhur një videomesazh për të uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së ndërrimit të viteve.

Në këtë vit që përkonte me 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë, diplomatja amerikane renditi disa nga ngjarjet më të rëndësishme që shënuan këtë vit në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kim përmendi angazhimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB, duke e cilësuar atë të jashtëzakonshëm.

“2022 ishte një vit i mbushur me ngjarje. Për herë të parë Shqipëria zuri vendin e saj përkrah Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurisë. Së bashku ne drejtuam agjendën drejt përparësive globale përfshirë mbështetjen ndaj Ukrainës”, u shpreh Kim.

Gjithashtu, ambasadorja amerikane foli dhe për reformën në drejtësi, e cila sipas sipas saj ndonëse nuk është perfekte vijon të ecë përpara.

“2022 pati gjithashtu rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë e shpejtë, apo e përsosur, por ajo vazhdon të ecë përpara”.

Në videon e Yuri Kim është përfshirë dhe mesazhi i presidentit Biden, i cili mes të tjerash shprehet se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të qëndrojnë përkrah Shqipërisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48895 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE