Imami i njohur lëshon deklaratën tronditëse: Harram kush e shikon Big Brother Vip dhe kush i përmend emrin

vovalbania January 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet emri i banorit të parë që do të hyjë në shtpinë e “Big Brother Vip 2?

Imami i njohur nga Prishtina, Labinot Maliqi, së fundmi ka shpërndarë një deklaratë të tij dhënë rreth një vit më parë.

Ai kishte deklaruar se emisionet si BigBrother, jo vetëm që janë haram të shikohen, por sipas tij, është marre edhe me i përmend, përcjell Korrespodenti.

Imami ka bërë thirrje që televizionet të transmetojnë më shumë përmbajtje edukative. “Ne jemi krijesat më të mira që Zoti ka krijuar në sipërfaqen e tokës,

na ka dalluar Zoti me mendje dhe jo me epsh, prandaj duhet t’i kushtojmë rëndësi më tepër emisioneve edukative, e jo emisioneve që e ushqejnë epshin e njeriut,

sepse ne nuk jemi shtazë që çdo gjë që shohim në televizion, t’i kontribuon epshit të njeriut”, kishte deklaruar Maliqi.

Emisione si Big Brother apo Përputhen ngjallin debate dhe reagime të shumta, sidomos qëndrimet që dalin kundër tyre me idenë që prishin shoqërinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48910 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE