Çfarë e bën një veshje të thjeshtë sportive të duket ‘wow’?!

vovalbania January 07, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë e bën një veshje të thjeshtë sportive të duket ‘wow’?!

Të gjithë jemi të njohur me ato ditë kur thjesht nuk mund të përballemi me një veshje klasike me fund apo këmishë të hekurosur apo fustane me taka të larta por thjesht dëshiron një veshje të thjeshtë dhe sportive. Por çfarë duhet të bësh kur të duhet të dukesh sportive dhe bukur së bashku? Ka disa truke stilimi që do t’i shtojnë menjëherë “shkëlqim” pantallonave, xhupit dhe atleteve tuaja, duke siguruar që nuk do të ndiheni të mërzitur me këto elemente sportive.

Gjatë periudhës së pandemisë kodi i veshjes arriti që të ndryshonte me shpejtësinë më të madhe. Të gjithë u përballëm me faktin se veshjet sportive arritën që të zotëronin hapësirën më të madhe në dollap. Pasi të lexoni këtë artikull do të arrini në përfundimin se një pallto ‘oversize’ dhe një palë syze dielli do të jenë miqtë tuaj më të mirë.

1. Veshjet tuaja shoqërojini gjithmonë me pallto ose diçka ‘oversize’ sipër

 

Baza e veshjes suaj mund të jenë një palë tuta e rehatshme dhe shumë të rastësishme, por nëse e bëni kontrast me një veshje ‘oversize’, pamja juaj bëhet menjëherë më luksoze dhe e konsideruar mbi të gjitha e bukur.

2. Bluzat ose trikot e leshta

Disa tendenca befasojnë edhe ekspertët më të sprovuar të modës, dhe bluzat ose trikot e leshta kanë qenë një shtesë e papritur, por shumë e dashur për dollapët tanë gjatë dimrit. Mund të jetë një xhaketë ngjyrë jeshile prej pelushi me zinxhir nga Holzweiler zgjedhja dhe njëkohësisht zgjidhja e duhur.

3. Nuk duhet të mungojnë kurrë hoodie-t

 

Një hoodie është gjithmonë zgjidhja perfekte dhe sigurisht më e lehta. Ajo do të jetë e vetmja zgjedhje e saktë që nuk do t’ju lë asnjëherë në ‘baltë’. Do t’jua lehtësojë goxha punët dhe normalisht që kjo do të jetë pamja perfekte e fundjavës. Thjesht shtoni aksesorë elegantë dhe të përjetshëm – çizmet me shkëlqim të Proenza Schouler, vathët e floririt të Jennifer Meyer dhe një çantë shpine lëkure Saint Laurent do të sigurojnë që kjo pamje të kombinohet në mënyrë perfekte.

4. Aksesorët janë sekreti për të ngritur lart çdo veshje sportive

Kur jeni në dyshim, përqendroni të gjithë vëmendjen te aksesorët, pasi këto mund të jenë çelësi për të shtuar stilin në veshjen tuaj. Një palë atlete Loewe me ngjyrë të gjelbër janë të garantuara që të mbledhin shumë komplimente. Mos i neglizhoni as gjërat themelore, pasi një kapele bejsbolli ose çorapet e bardha të gjata janë detaje të vogla që mund të transformojnë vërtet ndjenjën e përgjithshme të një veshjeje.

5. Sigurisht që kashmiri nuk mund të mungojë

Një mënyrë tjetër popullore për të theksuar veshjet sportive është të marrësh një palë pantallona sportive në stilin retro, të tilla si këto Adidas Originals blu-elektrike, dhe një palë atlete po aq të spikatura. Zbutni nuancat e gjalla me një triko neutrale, klasike prej kashmiri dhe një pallto elegante dhe vendosni sipër bizhuteri ari. Kjo pamje ka të bëjë me kontrastin e pamundur që normalisht tërheq një vëmendje shumë të madhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48569 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE