“Isha në gjendje depresive…” Dea Mishel flet për marrëdhënien me ish-partnerin!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Isha në gjendje depresive…” Dea Mishel flet për marrëdhënien me ish-partnerin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E teksa debatet për punët e shtëpisë apo strategjitë e ndryshme mbizotërojnë në shtëpinë e BBV, shpeshherë banorët flasin edhe për të kaluarën e tyre, duker përmendur njerëz e ngjarje dhe duke përshkruar emocionet e tyre. Në një rrëfim të fundit, Dea Mishel ka folur për ish-partnerin e saj, në një deklaratë tronditëse.

Nëse më thonë gjëra njerëzit që nuk i kam rreth vetes, unë nuk i marr përzemër farë. Të më shajnë, të më thonë çfarë duan. Momentin që më thotë diçka një person që dua unë, e marr për fakt, jo thjesht lëndohem. E marr si fakt që ai ka të drejtë dhe po ma thotë për të mirën time dhe unë duhet ta dëgjoj. Nëse ai thoshte që ëndrrat e tua janë të tepërta, ëndrrat e mia janë të tepërta.

U mbylla në vete. Isha në gjendje depresive, nuk bëja më asgjë, lashë punën. Mendoja që nëse bëja siç thoshte ai, ai vërtet do më dojë. U përpoqa të ndryshoja veten, edhe nuk e di sesi ndodhi momenti kulminant. Nuk kishte moment kulminant që u ndamë se ishte madhor. Ishte thjesht një gjendje e tillë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49304 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE