Anija e peshkimit pëson avari në lumin Seman, tre persona në bord

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Anija e peshkimit pëson avari në lumin Seman, tre persona në bord

3 persona janë shpëtuar gjatë natës nga policia kufitare në Vlorë, pasi anija e peshkimit me të cilën udhëtonin pësoi defekt në motor dhe nuk mund të lundronte. Anija e peshkimit ishte nisur nga porti i Vlorës për në Shëngjin, ndërsa aktualisht mjeti po lundron drejt Triportit të Vlorës.

”Kapiteneria e Portit Vlorë ne oren 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikes. Mjeti lundrues ndodhej në veri te derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD DHE Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit. Aktualisht mjeti po lundron I asistuar drejt Triportit Vlorë”, sipas njoftimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE