Armaldo komenton raportin e Amosit me Dea Mishel: “Ai mund ta përdorë si lojë për të shkuar në finale…”

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armaldo komenton raportin e Amosit me Dea Mishel: “Ai mund ta përdorë si lojë për të shkuar në finale…”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Dhe kur flasim për raportet me njëri-tjetrin, shumë i spikatur është ai mes Dea Mishel dhe Amos. Dyshja është treguar shpeshherë e afërt, teksa ata e ngacmojnë njëri-tjetrin sa herë që të munden.

Ndërkohë, Amosi duket se është pak më i gatshëm për një raport mes tyre, teksa e ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Dea Mishel, edhe pse kjo e fundit nuk e ka mirëpritur diçka të tillë. Ndërkohë, sigurisht që raporte të tilla nuk mbesin pa u komentuar mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një bisedë me Kristin, Armaldo është shprehur si më poshtë.

Ai mund ta përdorë dhe ta shfrytëzojë si lojë. Ai kështu bëhet më interesant për të shkuar në finale. Kur ka një romancë dashurie brenda, gjithonë publiku tërhiqet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48767 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE