Ledioni mori drejtimin, zbulohet kush do ta zërë vendin e Eduart Grishajt në BBV

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ledioni mori drejtimin, zbulohet kush do ta zërë vendin e Eduart Grishajt në BBV

Ergys Lubonja do të jetë regjisor i Big Brother Vip Albania 3, pjesë e produksionit që do të drejtohet këtë edicion nga Ledion Liço.

Show gjigand dhe më i shumëprituri nga të gjithë, Big Brother Vip Albania 3 është gati në çdo detaj.

Produksioni ka bërë një punë të madhe dhe të kujdesshme, që të sjellë një përmbajtje që do t’ju gozhdojë para ekranit. Kasti premton të jetë fantastik. Por publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ky Big Brother, as detajet më të vogla. Kjo falë investimit teknik dhe në teknologji. Numri i kamerave është mbi 100.

“Ka shumë të reja teknologjike, duke filluar që nga numri i kamerave, janë mbi 100. Stafi teknik i Top Channel, me drejtorin Kosta Dhamen kanë bërë një punë të shkëlqyer, në implementimin në mënyrën se si do të vendosen këto kamera. Kemi një sistem të ri logger, sistemi “Metamarker”, që bën një centralizim të informacionit dhe më pas në kohë reale shkon nëpër 12 pika montazhi. Falë këtij sistemi dhe investimi shpresojmë që çdo gjë të pasqyrohet ashtu siç e do ky format. Investim të ri ka edhe në mikrofona, ka shumë mikrofona në shtëpi që janë të fshehur, publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ajo se çfarë ndodh në shtëpi”, tregon Ergys Lubonja, regjisor i Big Brother.

“Megjithatë ky është një informacion teknik, do të shini frytet që do të japë ky lloj investimi. Produksioni ka bërë një punë shumë të mirë me kastin, që mbase është gjëja më e rëndësishëm në këtë Big Brother dhe mbi të gjitha për përmbajtjen. Publiku do të shohë një Big Brother, siç nuk e ka parë ndonjëherë”, tha regjisori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49548 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE