Jo vetëm Cristiano Ronaldo, klubi saudit gati ofertën e “çmendur” për Leo Messin
vovalbania
January 12, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Pas Cristiano Ronaldos, Arabia Saudite provon Lionel Messin. Siç raporton “Mundo Deportivo”, Al Hilal dëshiron t’i përgjigjet goditjes së madhe në merkato nga Al Nassr dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka për argjentinasin, madje duke ofruar 300 milionë dollarë në vit.
Vendi i Lindjes së Mesme po investon masivish në funksion të kandidaturës për Kupën e Botës 2030, një strategji që në thelb shkon për të kopjuar atë të Katarit.
Messit i ka mbetur edhe pak kohë nga kontrata e tij me PSG-në, por trajneri i klubit ku argjentinasi luan, Galtier, theksoi se është i bindur që Messi do të qëndrojë në Paris pasi është tepër i lumtur.