Dyshja e njohur e showbiz-it divorcohen pas 12 vitesh martesë!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyshja e njohur e showbiz-it divorcohen pas 12 vitesh martesë!

Muzikanti i njohur, Noel Gallagher do të divorcohet nga gruaja e tij Sara MacDonald pas gati 12 vitesh martesë. Ylli i “Oasis”, dhe publicistja e muzikës, 51-vjeçe, dhanë një deklaratë së fundmi duke njoftuar ndarjen dhe se dy djemtë e tyre ‘mbeten prioriteti i tyre’. Noel, i cili u martua me Sarën në një ceremoni private në New Forest në qershor 2011, thuhet se është shpërngulur nga rezidenca e tyre prej 8 milionë funtesh në South Doëns në Hampshire dhe po jeton në veri të Londrës. Noel dhe Sara janë prindër të dy djemve. Rokeri është gjithashtu baba i vajzës së tij të madhe Anais, nga lidhja e tij e mëparshme me ish-gruan Meg Mathews.

Një përfaqësues i tyre tha se:

Noel Gallagher dhe Sara Macdonald kanë konfirmuar se do të divorcohen. Ata së bashku do të vazhdojnë të kujdesen për fëmijët e tyre. Noel dhe Sara i kërkojnë mediave të respektojnë privatësinë e tyre dhe të familjes në këtë moment.

Noel dhe Sara kanë jetuar në një rezidencë 8 milion paund në South Doëns pranë qytetit të Petersfield të Hampshire që nga viti 2019, me dy fëmijët e tyre të vegjël. Noel u takua me Sara në vitin 2000 në një klub në Ibiza, një vit para divorcit të tij nga gruaja e tij e parë Meg. Rokeri ishte i martuar me Meg për katër vjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE