Kim Jong-un shkarkon shefin e ushtrisë së Koresë së Veriut/Thirrje për luftë!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kim Jong-un shkarkon shefin e ushtrisë së Koresë së Veriut/Thirrje për luftë!

Udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shkarkoi shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Pak Su Il dhe ka bërë thirrje për rritje të përgatitjeve për luftë në “mënyrë ofensive”. Media shtetërore raportoi se këtu përfshihet rritja e prodhimit të armëve dhe kryerja e sa më shumë stërvitjeve.

Me një cigare në dorë, Kim është shfaqur duke folur në një dhomë të mbushur me gjeneralë ushtarakë e duke drejtur gishtin për nga harta, teksa ka diskutuar për ato që cilësohen si “veprime të mëdha ushtarake” kundër Koresë së Jugut, në një takim me Komisionin Qendror Ushtarak.

Agjencia shtetërore e lajmeve bëri të ditur se axhenda e takimit të mbajtur vetëm disa ditë pasi Kim Jong-Un inspektoi fabrikat kryesore të armëve ishte rreth përgatitjeve për luftë e që lideri koreano-verior të sigurohet se ekziston “gatishmëri perfekte për të luftuar” nga ana e Koresë së Veriut.

Ky takim u zhvillua në kohën kur Seuli dhe Uashingtoni po përgatiten për stërvitje të mëdha ushtarake këtë muaj. Të tilla stërvitje, Pheniani i sheh si një përgatitje për pushtim, ndaj dhe ka paralajmëruar për hapa të jashtëzakonshëm si kundërpërgjigje.

Studiuesi Cheong Seong-chang i Institutit Sejong ka thënë se gjenerali Pak është ngritur në pozitë në fund të vitit të kaluar, por ai mund të jetë shkarkuar “për shkak se nuk ka demonstruar kompetencë të mjaftueshme në fushën e operacioneve ushtarake”.

Kim Jong Un ka shfaqur një tendencë për t’i zëvendësuar zyrtarët kur ai beson se ata nuk kanë aftësi për t’i kryer detyrat siç duhet.

Konflikti, i cili ka ndarë në dy pjesë Gadishullin Korean, ka përfunduar në vitin 1953, me një armëpushim dhe jo me traktat për paqe.

Të dyja shtetet vijojnë të jenë teknikisht në luftë prej asaj kohe dhe shpesh janë përfshirë në situata të shënuara nga tensione të forta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE