Pas një periudhe pushimi, Dhurata Dora mesa duket po rikthehet!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas një periudhe pushimi, Dhurata Dora mesa duket po rikthehet!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Tashmë kanë kaluar disa muaj që kur Dhurata ka postuar projektin e fundit muzikor e mesa duket ka ardhur koha që bukuroshja të rikthehet me një këngë të re. Këtë na e ka treguar vetë Dhurata me postimin e fundit në Instastory, ku na ka treguar se po xhiron një projekt të ri, i cili mesa duket do të publikohet së shpejti.

Mirëpo përpos karrierës vëmendje tërheqin dhe postimet e saj nga përditshmëria si ka qenë më e fundit ku me anë të një Instastory na ka treguar se ndjekësit e saj të cilit e duan aq shumë i kanë dërguar dhurata të parakohshme me rastin e ditëlindjes së saj.

Besojmë se të gjithë jeni në dijeni për një nga miqësitë më të ngushta të showbiz-it, atë të Sara Hoxhës dhe Dhurata Dorës. Dy bukuroshet nuk i kursejnë aspak postimet dhe dedikimet në rrjete sociale për një-tjetrën që na vërtetojnë çdo ditë e më shumë afrimitetin që dyshja ka.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49614 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE