Apple sjell produktin më të ri, USB-C Apple Pencil!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Apple sjell produktin më të ri, USB-C Apple Pencil!

Apple tashmë ka prezantuar zyrtarisht lapsin më të ri Apple Pencil, që tani vjen me portën USB-C. Lapsi gjeti vend në mesin e gjeneratës së parë që kushton 99 dollarë dhe asaj të dytës, që shkon rreth 129 dollarë. Çmimi fillestar i lapsit të ri është 79 dollarë.

Lapsi i ri mbushet përmes kabllos USB-C dhe nuk mbështetet në mbushjen pa tela. Megjithatë mbështet funksionin “hover” në modelet M2 iPad Pro, që mund të lidhet në mënyrë magnetike në pjesën anësore dhe të përdoret.

Mungesë apo e metë e madhe është ndjeshmëria në presion, që e kanë gjenerata e parë dhe e dytë e lapsave të Apple Pencil. Dimensionet e USB-C Apple Pencil janë 7,5 x 155, peshon 20,5 gramë, pothuajse njësoj si Apple Pencil 2. Lapsi i ri do të fillojë të shitet në fillim të nëntorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE