Policia rrethon zonën/ Shqiptarët protestë përpara ‘Top Channel’ në mbështetje të Luiz Ejllit, ja veprimi urgjent i produksionit ndaj banorëve të ‘Big Brother Vip’

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia rrethon zonën/ Shqiptarët protestë përpara ‘Top Channel’ në mbështetje të Luiz Ejllit, ja veprimi urgjent i produksionit ndaj banorëve të ‘Big Brother Vip’

Deklarata e Luzi Ejllit se ishte i sëmurë me një sëmundje të rrallë, fillimisht shkaktoi ndasi në publik pasi u cilësua si gënjeshtër.

Megjithatë këto ditë, mbështetja ndaj tij është shtuar ndjeshëm, me dronë që janë dërguar në shtëpinë e Big Brother dhe me thirrje për protesta.

Një protestë e tillë është zhvilluar ditën e sotme jashtë shtëpisë së Big Brother, ku qindra qytetarë janë mbledhur në mbështetje të banorit Luizit.

Policia rrethon zonën/ Shqiptarët protestë përpara 'Top

Ata kanë hedhur fishekzjarrë, ndërkohë zona përreth ‘Top Channel” është blinduar me forca policie. Nuk raportohet për incidente deri më tani.

Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur: “O Luiz, o kampion, gjithë Shqipëria ty të do”.

Nga ana tjetër, që banorët mos të dëgjojnë thirrjet e protestës, janë mbyllur brenda në shtëpi, kanë ulur perdet dhe po këndojnë e vallëzojnë këngë popullore.

Gjithashtu, forca të shumta policie ndodhen në zonën përreth Top Channel, për mbarvatjen e protestës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE