Turqia bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turqia bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO!

Turqia ende nuk ka dhënë një përgjigje të prerë në lidhje me ratifikimin e ligjeve në parlament që i hapin rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Koha për ratifikim të ligjeve për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO, po kalon para se të mbahen zgjedhjet në maj, ka thënë Ibrahim Kalin,

Zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha këtë të shtunë se ratifikimi varet nga shpejtësia e Stokholmit për të përmbushur premtimet kundër-terrorizmit, që janë të përfshira në marrëveshjen me Ankaranë.

“Stokholmi është plotësisht i përkushtuar në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar në Madrid, mirëpo shtetit i duhen edhe gjashtë muaj tjerë për të nënshkruar ligjet e reja që do t’i lejonin sistemit gjyqësor që të zbatojë definicionet e reja për terrorizmin. Nuk jemi në pozicion për të dërguar ligjin e ratifikimit në parlament”, ka thënë Kalin në një konferencë për media në Stamboll.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE