“Një kohë për të qepur”, Ilnisa bën postimin e parë pas daljes nga BBV

vovalbania April 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Një kohë për të qepur”, Ilnisa bën postimin e parë pas daljes nga BBV

Ilnisa Agolli la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme, pas një nominimi të fortë përballë partnerit të saj, Meriton Mjekiqit, dhe aktores Egla Ceno.

Ndërsa pak minuta më parë, Ilnisa ka bërë dhe postimin e parë në rrjetet sociale pas daljes nga reality show.

“Ka një kohë për çdo gjë. Një kohë për të grisur, një kohë për të qepur. Por mbi të gjitha, një kohë për të falenderuar një publik që më ka bërë të ndihem e bekuar që e kam patur dhe do ta kem krah meje. Mirënjohëse pafund!”, shkruan ajo

Ilnisa ishte gjithashtu ditën e sotme e ftuar në “Fan Club” ku tregoi edhe emrat e 4 banorëve që sipas saj do të arrijnë finalen.

“Meriton, Romeo, Juli dhe Egla”, ishin emrat që Ilnisa u shpreh se do të jenë finalistët e BBV3.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE