Britania e Madhe do të rrisë financimin ushtarak për Ukrainën!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Britania e Madhe do të rrisë financimin ushtarak për Ukrainën!

Britania e Madhe do të rrisë fondet ushtarake për Ukrainën në vitin e ardhshëm financiar, duke i çuar në 3.19 miliardë dollarë. Burime zyrtare në Londër bënë të ditur se sot kryeministri britanik Rishi Sunak viziton kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Zyra e Rishi Sunak-ut tha se fondet do të ndihmojnë në financimin e prokurimit të mijëra dronëve ushtarakë për Ukrainën, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen, sulmet me rreze të gjata e dronët e detit. Në një deklaratë, Sunak u shpreh:

Unë jam këtu sot me një mesazh: Mbretëria e Bashkuar gjithashtu nuk do të lëkundet! Ne do të qëndrojmë me Ukrainën, në orët e saj më të errëta dhe në kohët më të mira që do të vijnë.

Vizita e Sunak-ut në Ukrainë vjen disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kryen sulme ndaj grupit rebel Huthi në Jemen. Para vizitës, shefi i qeverisë së Londrës deklaroi:

Për dy vjet, Ukraina ka luftuar me guxim të madh për të zmbrapsur një pushtim brutal rus. Ata ende janë duke luftuar e të palëkundur në vendosmërinë e tyre për të mbrojtur vendin dhe për të mbrojtur parimet e lirisë e të demokracisë.

Rusia vijon pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës, të nisur në shkurt të vitit të kaluar. Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, në nëntor të vitit të kaluar u zotua të ruajë mbështetjen ushtarake për Ukrainën e këtë e bëri gjatë një vizite të papritur në Kiev.

Vizita e ish-kryeministrit britanik Cameron erdhi pasi Zelensky tha se fluksi i municioneve jetike të artilerisë nga aleatët perëndimorë kishte rënë që prej fillimit të luftës midis Izraelit e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, në tetor 2023.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50887 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE