Jennifer Lopez tregon për herë të parë si arriti të krijonte unitetin e familjeve së bashku me Ben Affleck!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jennifer Lopez tregon për herë të parë si arriti të krijonte unitetin e familjeve së bashku me Ben Affleck!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck risollën edhe njëherë romancën e tyre në vitin 2022 pas dy dekadash të ndarjes, gjatë asaj kohe ata të dy krijuan familje të ndryshme, tani ribashkimi i tyre ka qenë i komplikuar, por edhe diçka në të cilën të dy janë rritur si çift.

Dy yjet bashkuan familjet e tyre, përfshirë fëmijët e tyre. Lopez është nënë e binjakëve Max dhe Emme, 14 vjeç, me ish-burrin Marc Anthony, ndërsa Affleck ndan Violet, 17, Seraphina, 14 dhe Samuel, 10, me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.

.@jlo and @kekepalmer singing @iamcardib's ‘money’ on a bus in nyc (2019)pic.twitter.com/kDFUZpma2n

— best of jennifer lopez (@badpostjlo) January 7, 2023

Jennifer Lopez ka dhënë një intervistë për “Today”, ku ka treguar se si ka mundur të bashkojë fëmijët e saj dhe të Affleck për të krijuar një familje të re. Lopez i tha Jason Kennedy-t në një intervistë që u transmetua më 16 janar në TODAY, teksa u shfaq me Josh Duhamel, aktorin në komedinë e ardhshme romantike të Prime Video “Shotgun Wedding”.

Ne u transferuam së bashku. Fëmijët u transferuan bashkë. Ka qenë një lloj tranzicioni me të vërtetë emocional, por në të njëjtën kohë të gjitha ëndrrat u realizuan. Dhe ishte thjesht një vit fenomenal. Mendoj se viti im më i mirë që kur kanë lindur fëmijët e mi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE