Victoria’s Secret tanimë përfaqësohet nga një modele 66-vjeçare!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Victoria’s Secret tanimë përfaqësohet nga një modele 66-vjeçare!

Ajo quhet Elisabetta Dessy, është 66-vjeçe dhe në vitet ‘70-’80 pati një karrierë të suksesshme modelingu në Itali. Elisabetta ka qenë notare olimpike, më pas modele dhe tani iu kthye pasarelës për të marrë pjesë në shfaqjen e Valentino Haute Couture në Milan Fashion Week dhe më pas u bë e para modele mbi 60-vjeçe që përfaqëson Victoria’s Secret.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elisabetta Dessy (@elisabettadessy)

Marka e njohur e të brendshmeve është kritikuar ndër vite për standardin e bukurisë që përfaqësonte me vajza shumë të dobëta të cilat merrnin pseudonimin “engjëj”. Prej kritikave të shumta, drejtuesit u detyruan të ndryshojnë drejtim. Së fundmi, Victoria’s Secret i ka të gjitha, edhe vajzat me forma më të mbushura dhe së fundmi edhe një grua 66-vjeçare që ka reklamuar dy nga dizajnet e brand-it. Elisabetta u zgjodh për fushatën e dashurisë, pra Shën Valentinin dhe kjo përzgjedhje vë në dukje ndryshimin e theksuar që bota e modës po ndërmerr për të promovuar bukurinë në çdo moshë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elisabetta Dessy (@elisabettadessy)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE