Sërish lëkundje tërmeti në vend, 3.8 ballë afër Bulqizës!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sërish lëkundje tërmeti në vend, 3.8 ballë afër Bulqizës!

Tjetër tërmet në Shqipëri. Ndihen sërish lëkundje tërmeti me një intensitet prej 3.8 ballë në shkallën Rihter, ndërsa epiqendra ndodhet 20 kilometra larg Tiranës.

Kujtojmë se një tërmet i magnitudës 4.7 të shkallës Rihter ka shkundur Shqipërinë në orën 22:37 minuta të mbrëmjes të së dielës, ndërsa rreth 8 minuta më vonë një tjetër lëkundje më e lehtë është regjistruar.

Sipas instituti të gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, mbrapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes vlerësohet se ka dëme materiale të lehta në njësinë administrative Xibër të bashkisë Klos. Ndërkohë korrespodenti i Top Channel raporton se dëme material ka edhe në lagjen e Re në Bulqizë, ku banorët kanë dalë jashtë në frikë për të hryë në shtëpitë e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48861 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE