“Më i rrezikuari është Ronaldo!” Kush do të eleminohet të martën?!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më i rrezikuari është Ronaldo!” Kush do të eleminohet të martën?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gara duket se po bëhet akoma edhe më e fortë, ku çdo banor është duke shfaqur personalitetin e tij të vërtetë dhe mjaft luftarak, ku secili synon finalen dhe çmimin e madh. Këtë herë në nominim janë pesë banorë, ku me anë të votave publiku duhet të vendosi se kë të shpëtojë dhe kë të nxjerrë përfundimisht nga shtëpia. Efi dhe Ronaldo janë dy nga këto pesë banorë, të cilët kanë qëndruar mjaft të heshtur kundrejt debateve të ashpra që janë zhvilluar në shtëpi.

Pikërisht lidhur me këtë, banorët kanë komentuar përgjatë këtyre ditëve në shtëpinë e BBV, duke analizuar situatat dhe banorët më të rrezikuar këtë të martë. E teksa të nominuar janë Luizi, Olta, Kristi, Efi dhe Ronaldo, duket se më të rrezikuar janë pikërisht dy banorë.

Mendoj se Ronaldo është më i rrezikuar. Edhe Efi, por ajo është një personazh që edhe pse në ekstrem ndonjëherë, transmeton diçka më shumë në përfshirjen e saj mbase. Ronaldo është më pasiv.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE