Dua Lipa me të motrën pozojnë për markën e famshme, lënë pas Bella dhe Gigi Hadid (FOTO)
Dua Lipa ka bashkëpunuar herë pas here me “Versace” dhe gjithmonë kanë shkëlqyer së bashku. Vitet e fundit, këngëtarja e famshme shqiptare ka qenë imazhi promovues i shtëpisë luksoze të modës.
Ajo ishte imazhi zyrtar për fushatën vjeshtë-dimër 2021. Në muajin shtator të vitit që lamë pas, Dua hapi dhe mbylli sfilatën në “Javën e Modës në Milano”, duke lënë pas kështu emra të famshëm si Gigi Hadid, Emily Ratajkowski dhe shumë të tjerë.
Duket se ky bashkëpunim ka shkuar përtej kësaj. Së fundmi, Lipa ka realizuar një set fotografik ku shfaqet së bashku me motrën e saj, Rina. Kjo e fundit prej vitesh ka nisur rrugëtimin e saj në botën e modelingut dhe ka qenë pjesë e disa firmave shumë të mëdha.
Ndërkohë artisja me famë botërore ka ndarë me miliona ndjekësit e saj fotografi ku shihet teksa pozon krah motrës. Ndërkohë në fokus ishte koleksioni i ri i çantave.
Nuk dimë të themi nëse kjo ka qenë zgjedhje e qëllimshme e motrave Lipa, por natyrshëm mund të bëjmë një paralelizëm mes tyre dhe motrave Hadid. Edhe Gigi dhe Bella janë po ashtu imazh i “Versace” dhe para disa ditësh u shfaqën si imazh i fushatës së fundit të shtëpisë së modës.
E duhet thënë se motrat Lipa duken po aq të bukura sa ato. Nga ana tjetër kujtojmë se një tjetër lidhje e motrave Lipa dhe Hadid është Anwari. Vëllai i Gigit dhe Bellës ka qenë në një lidhje me Duan.
Prej muajsh është përfolur se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ndonëse kohët e fundit po përfliten për një ribashkim. Përtej raportit Dua-Anwar të katërta motrat kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre.