Ja cili është zgjedhur nga banorët si lideri i shtëpisë së “BBV2” për këtë javë!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja cili është zgjedhur nga banorët si lideri i shtëpisë së “BBV2” për këtë javë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gjatë spektaklit të sotëm banorët votuan për liderin e shtëpisë. Armaldo u zgjodh me shumicë votash që të jetë ai lideri për këtë javë, deri ditën e shtunë kur është edhe spektakli i radhës. Shumica e banorëve thanë se ‘maestro’ i menaxhon mirë situatat, është i qetë dhe se duan atë këtë javë ‘në krye’ të shtëpisë. Armaldo do të jetë lider deri të shtunën, ku më pas, po me proces votimi do të zëvëndësohet nga një tjetër banor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE