Rrëzohet avioni në Kiev, ministri i Brendshëm i Ukrainës mes 18 viktimave!

vovalbania January 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëzohet avioni në Kiev, ministri i Brendshëm i Ukrainës mes 18 viktimave!

Rrëzohet helikopteri në Kiev, mes viktimave edhe ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyi, zv.ministri Yevgeniy Yenin dhe sekretari i Shtetit, Yurii Lubkovych. Nga informacionet paraprake, mësohet se mjeti fluturues ra në oborrin e një kopshti fëmijësh në qytetin Brovary të rajonit Kiev.

Një zëdhënëse e policisë raporton për 18 persona që humbën jetën, 9 ishin në mjetin fluturues. Mes viktimave ka edhe fëmijë. Në momentin e përplasjes së helikopterit për shkaqe ende të panjohura, shpërtheu një zjarr. 29 vetë u plagosën, përfshirë 15 të mitur. Ngjarja ndodhi në kohën kur forcat ruse vazhdojnë luftimet në qytetin e Bahmutit, në rajonin lindor të Donjeckut.

Gjithashtu, Kievi u kërkoi përsëri aleatëve të tij perëndimorë që të përshpejtojnë miratimin e dërgimit të armatimit më të avancuar, duke përfshirë tanke moderne. Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se “në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm fëmijë dhe punonjës të kopshtit”.

Kuleba shtoi se ka njërëz të lënduar, por nuk dha detaje tjera. Ekipet mjekësore, policia dhe zjarrëfikësit shkuan në vendin e ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49948 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE