Aria, një personazh i ri, i shtohet letërsisë shqiptare për fëmijë

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aria, një personazh i ri, i shtohet letërsisë shqiptare për fëmijë

Bibliotekës së fëmijëve i shtohet libri “Aria-hidh e prit” i autores Valbona Banka.

Libri është për fëmijë të një moshe pranë adoleshencës dhe pritet të ketë sukses pasi letërsia shqipe për këtë target-grup ka mungesa.

Është një histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo fëmije. Libri i parë i Valbona Bankës na rrëfen historinë e një vajze të vogël, Arias, e cila jeton në shtëpinë e fëmijës.

“Është e vështirë t’u tregosh fëmijëve histori të trishtueshme por gjithsesi ata duhet të njihen me to”, thotë autorja. Fëmijët duhet të njohin dhe histori si kjo e Arias e cila përpiqet me vendosmëri të shpëtojë atë çfarë i ka mbetur nga familja e saj. Libri është argëtues me aventurat e Arias çamarroke. Historia e kësaj vajze duhet të jetë një shembull edhe për fëmijët që kanë familje e që prindërit u plotësojnë çdo nevojë, për të qenë mirënjohës e falenderues, dhe më e rëndësishmja të udhëhiqen nga dashuria. Autorja Valbona Banka është një inxhiniere mjedisi e cila ka pasion letërsinë. Së shpejti ajo do të nxjerrë në treg një tjetër libër i cili është duke u përfunduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49267 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE