Çifti drejt ndarjes! Bardhi i drejtohet Sarës: Një ish të dashur ta sollën brenda, tjetrin me dron…

vovalbania February 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çifti drejt ndarjes! Bardhi i drejtohet Sarës: Një ish të dashur ta sollën brenda, tjetrin me dron…

Sara dhe Bardhi duket se po shkojnë drejt ndarjes në shtëpinë e Big Brother Vip. Pas spektaklit të djeshëm ka qenë Bardhi ai që i ka kërkuar hapësirë Sarës.

Në debat e sipër, Sara tha se ai nuk di të jetë mirëkuptues ndaj saj. Këtu Bardhi nuk duroi dot më duke listuar disa nga situatat me ish të dashurit e saj që i ka duruar për shkak të ndjenjës që kanë për njëri tjetrin.

Kjo e revoltoi së tepërmi Sarën e cila iu drejtua këngëtarit duke e cilësuar si të ndyrë, pse arrin të përmendë të shkuarën e saj.

Pjesë nga biseda mes tyre

Bardhi: Duhet të kemi një distancë, pak hapësirë

Sara: Nuk do ketë distancë por një ndarje definitive. Sepse ne të dy nuk shkojmë me njëri tjetrin.

Bardhi: Unë kam bërë shumë sakrifica për ty. Kam thyer shumë principe të miat për ty.

Sara: Jam e skandalizuar nga kjo që po dëgjoj nga goja jote.

Bardhi: Unë kam qenë ai që e ka mbajtur litarin e lidhjes. Jo ti, ti e ke këputur shumë herë.

Sara: Unë jam kështu si jam. Pse I hyn rrugicave qorre kot?

Bardhi: Unë ta kam vërtetuar që të dua. Ti e tregove mirë kë do. Vetëm veten.

Sara: Nuk më ke respektuar

Bardhi: Je fiksuar që unë po të nxjerr ty keq. Kush ka vlerë më shumë loja apo unë?

Sara: Po më shkatërron me budalliqet që bën.

Bardhi: Jam mirëkuptues një djalë që ta sjellin exin brenda, ta sjellin exin tjetër me dron. E mban dhuratën e exit në dorë përditë. Tregove që ke qenë shtatzënë. Jam shumë mirëkuptues unë që në secilin prej këtyre rasteve më ke përqafuar dhe më kë thënë që jam shumë i kuptueshëm.

Sara: Je shumë i ndyrë që i përmend ato që përmende.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50176 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE