Shkelma dhe karrige kokës/ Tifozët e Tiranës rrihen me turqit e Besiktas pas ndeshjes

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkelma dhe karrige kokës/ Tifozët e Tiranës rrihen me turqit e Besiktas pas ndeshjes

Mbrëmjen e kaluar Tirana është përballur me skuadrën turke të Besiktas në turin e dytë të Conference League.

Por ashtu si në ndeshjen e Stambollit, edhe mbrëmë në “Air Albania” bardheblutë kanë humbur, me rezultatin 0-2.

Ndeshja në Tiranë nisi që në minutat e para me përplasje mes tifogrupeve të pranishme në stadium, por rezultati përfundimtar është ai që ka tensionuar edhe më shumë situatën.

Mësohet se tifogrupi “Fanatics” janë përplasur ashpër dhe kanë dhunuar tifozët e “shqiponjave” të Besiktas.

Dhuna mes tyre ka nisur që nga dalja e stadiumit dhe ka vijuar përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, “Pedonales” dhe deri te lulishtja pranë Biblotekës Kombëtare.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se në fillim të ndeshjese turqit kanë sulmuar tribunën ku ishin të ulur tifozët e Tiranës me familje dhe fëmijë. Kaq ka mjaftuar që pas ndeshjes ‘bardheblutë’ të “marrin hak”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/08/10000000_6371177979669469_6569253472685815863_n.mp4

03/08/2023 Conference League.
Tirana🇦🇱 attacked Besiktas🇹🇷 pic.twitter.com/vfBhgJHd30

— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) August 4, 2023

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50663 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE