Luizi e përmendi brenda shtëpisë së Big Brother Vip, reagon Beatrix Ramosaj. Ja çfarë thotë për këngëtarin

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi e përmendi brenda shtëpisë së Big Brother Vip, reagon Beatrix Ramosaj. Ja çfarë thotë për këngëtarin

Këngëtarja Beatrix Ramosaj i është përgjigjur ironisë së Luizit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

“Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti”, ka shkruar Beatrix.

Krahas kësaj përgjigjeje Ramosaj ka vendosur edhe hashtagun e bërë viral tashmë “me Luizin”.

Reagimi i saj erdhi pas komentit të bërë nga Luizi gjatë një bisede me Bjordin ku tha se si do të ishte partnerja e tij ideale duke ironizuar banorët e edicionit të kaluar.

“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola”, u shpreh ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE