Butrint Imeri do të surprizojë Kiarën këtë të shtunë? Zbulohet çfarë fshihet pas postimeve të këngëtarit

vovalbania January 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Butrint Imeri do të surprizojë Kiarën këtë të shtunë? Zbulohet çfarë fshihet pas postimeve të këngëtarit

Këngëtari Butrint Imeri ka trazuar edhe njëherë rrjetin mbrëmjen e djeshme duke bërë ndjekësit të aludojnë për një surprizë të mundshme në shtëpinë e Big Brother Vip.

Ai ka vijuar serinë e provokimeve në instagram duke postuar foto që lidhen me kohën kur transmetohet spektakli i Big Brother duke bërë ndjekësit të aludojnë se ai do të suprizojë ish partneren e tij Kiara Tito këtë të shtunë.

Por Vip Magazine mëson se nuk do të ketë asnjë surprizë për këngëtarin dhe ai nuk është ftuar për ta bërë këtë gjë, duke qenë se lidhja e tij me moderatoren ka përfunduar 5 vite më parë dhe ata sot janë thjesht miq.

Surpriza që Butrinti ka rezervuar për fansat e tij është projekti i radhës muzikor dhe duket se njoftimet për fansat në kohën e spektaklit, është një mënyrë marketingu e ndjekur nga këngëtari shumë i dashur për publikun.

Hyrja e tij në shtëpi u aludua që të martën pasi moderatorja festoi në mesnatë 27-vjetorin e saj të lindjes, por surpriza që e priste në oborr ishte këngëtari Luiz Ejlli i cili ka shprehur pëlqimin ndaj saj që në ditët e para të këtij formati.

Dyshja pati një krisje në marrëdhënien e tyre pasi Luizi bëri një deklaratë në vetë të parë për një sëmundje, por duket se Kiara ka zgjedhur t’i japë atij një mundësi të dytë duke e afruar çdo ditë e më shumë pranë vetes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49440 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE