Gjermania: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Polonia e kritikon!

vovalbania January 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjermania: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Polonia e kritikon!

Kancelaro gjerman Olaf Scholz deklaroi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Kjo deklaratë erdhi disa ditë pasi aleatët perëndimorë ulën shpresat e Ukrainës për një dërgesë të shpejtë të tankeve luftarake.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën – për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Së bashku, si evropianë – në mbrojtje të projektit tonë të paqes evropiane”, tha Scholz.

Franca dhe Gjermania po kërkojnë të kapërcejnë dallimet e zbuluara nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe të forcojnë aleancën e tyre me një ditë ceremonish dhe bisedimesh mbi sigurinë, energjinë dhe sfidat e tjera të Evropës.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki kritikoi vendimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Ukrainën me tanke Leopard, duke thënë se ky qëndrim i Berlinit është “i papranueshëm”. Berlini është treguar hezitues për të dërguar tanke të rënda apo për të lejuar shtetet e tjera që të transferojnë tanke të tilla në Ukrainë.

“Qëndrimi i Gjermanisë është i papranueshëm. Ka kaluar pothuajse një vit që nga fillimi i luftës. Njerëz të pafajshëm po vdesin çdo ditë”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki për agjencinë PAP.

“Bombat ruse po shkatërrojnë qytetet ukrainase. Po goditen caqet civile, gratë dhe fëmijët po vriten”, shtoi ai.
Të premten, afër 50 shtete u pajtuan që t’i japin Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, përfshirë edhe autoblinda dhe municione të nevojshme për të zmbrapsur forcat ruse. Por, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se pavarësisht pritjeve të mëdha, “ne ende nuk mund të themi se kur do të merret vendimi dhe se çfarë vendimi do të jetë sa i përket tankeve Leopard”.

Gjermania prodhon tanket Leopard dhe kryeministri i Polonisë po ashtu tha se po pret “një qëndrim të qartë” nga Berlini nëse shtetet që kanë tanke Leopard mund t’ia japin ato Kievit. Polonia po ashtu ka njoftuar se është e gatshme të dërgojë në Ukrainë 14 tanke Leopard dhe për këtë çështje tha se po diskuton edhe me 15 shtete të tjera.

Nëse Berlini refuzon që ta furnizojë Ukrainën me tanke, “ne do të ngremë një ‘koalicion të vogël’ të shteteve që janë të gatshme të dhurojnë disa prej pajisjeve të tyre moderne, tankeve të tyre moderne”, tha Morawiecki. Përmes një deklarate të përbashkët, të shtunën ministrat e Jashtëm të tri shteteve të Baltikut i bën thirrje Gjermanisë “t’i japë tani tanke Leopard Ukrainës”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE