Luizi dhe Efi dalin nga dhoma e izolimit, zbriten 10 mijë euro nga çmimi. Xhindosen Olta dhe Amos, fyejnë banorët

vovalbania January 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi dhe Efi dalin nga dhoma e izolimit, zbriten 10 mijë euro nga çmimi. Xhindosen Olta dhe Amos, fyejnë banorët

Efi dhe Luizi dolën nga dhoma e izolimit dhe u bashkuan me pjesën tjetër të shtëpisë. Ky vendim u votua nga shumica e banorëve, në këmbim të 10 mijë eurove.

Ndërkohë, pesë të tjerë, Olta, Amos, Dea, Tea dhe Xhoni votuan kundër nxjerrjes së tyre nga dhoma.

Pasi votoi shumica, Amos reagoi ashpër ndaj banorëve. Duke iu drejtuar shumicës, ai tha që nuk dëshiron të dëgjojë askënd që ankohet për Luizin.

Nga ana tjetër, Olta i fyeu banorët duke i cilësuar si mendjelehtë për vendimin që morën.

Madje, Olta tha se u bë pishman që ndenji tre ditë në rulot, vetëm që banorët të mos rrinin pa cigare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49383 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE