Nëse ai/ajo bën këto 6 gjëra, ka humbur interesin për marrëdhënien tuaj

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse ai/ajo bën këto 6 gjëra, ka humbur interesin për marrëdhënien tuaj

Në disa marrëdhënie, është lehtësisht e kuptueshme që diçka nuk po funksionon siç duhet. Në rastë të tjera, ndryshimet mund të jenë të paqarta. Cilat janë disa shenja që tregojnë se partneri/ja po humbet interesin për marrëdhënien?

1. Nuk ka kohë për ty

Çiftet duhet të duan të kalojnë kohë së bashku dhe nëse vazhdimisht nuk kalojnë kohë cilësore me njëri-tjetrin, ky është një flamur i kuq. Nëse mendoni se partneri/ja po ju shmang ose nëse po i anulon gjithmonë planet tuaja, atëherë diçka nuk shkon.

2. Nuk ka romancë

Edhe nëse keni kohë bashkë, kjo nuk do të thotë se “shkëndija” mes jush të jetë shuar. Nëse ai/ajo nuk ju kap për dore si më parë, nuk është më romantik/e, nuk ka interes për marrëdhënie intime etj., mund të jenë shenja se romanca për ju ka mbaruar.

3. Nuk jeni prioritet

Ju duhet të jeni të parët në marrëdhënie. Nëse partneri/ja është më i interesuar të jetë me miqtë dhe të kënaqet me hobi të tjera, atëherë na vjen keq, por nuk e ka marrë seriozisht marrëdhënien.

4. Nuk ka debat

Të gjithë e dimë se është fakt që mosmarrëveshjet ndodhin gjatë gjithë kohës në një marrëdhënie dhe nëse partneri/ja preferon të heshtë në vend që të flasë dhe të komunikojë hapur me ju për një çështje, kjo është sërish një flamur i kuq.

5. Përpiqet t’ju mërzisë

Kur një person ka humbur interesin për marrëdhënien, ai/ajo mund të bëjë gjëra për t’ju shqetësuar dhe për t’ju larguar.

6. Të trajton me përbuzje

Kjo është ndoshta shenja më flagrante dhe nuk do të keni shumë vështirësi ta identifikoni. Përbuzja është vrasësja e marrëdhënieve, duke e bërë një person të ndihet i pavlerë dhe pa rëndësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48762 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE