“Për 24 orë më vure vulën”, pse agravoi debati mes Valbonës dhe Armaldos në ditën e saj të parë në “BBV2”?!

vovalbania January 23, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Për 24 orë më vure vulën”, pse agravoi debati mes Valbonës dhe Armaldos në ditën e saj të parë në “BBV2”?!

Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Çdo ditë ndodh diçka, një diskutim i ri, një debat i ashpër apo edhe sfida të reja pafund. Disa banorë të rinj trokasin në derën e shtëpisë së “BBV”, ku mund të përmendim këtu hyrjen e Valbona Memës dhe Xhonatan Islamit.

Valbona Mema, me hyrjen e saj, ka vënë në dukje një problematikë mjaft të madhe që mbizotëron në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Pavarësisht lojës, ajo është shprehur se më kryesorja është higjena dhe pastërtia, ku duhet të jenë patjetër mbizotëruese në një vend ku shumë njerëz bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Duke qenë se ajo e ka shprehur shumë herë këtë shqetësim, Armaldo Kllogjeri nuk e ka pritur shumë mirë, pasi ai është lideri i kësaj jave.

Një debat ka ndodhur mes tyre, ku Armaldo i kërkon një shpjegim rreth arsyes pse ajo ia përmend shumë herë këtë gjë dhe ndihet keq nga kjo gjë. Nga ana tjetër, Valbona ka pohuar se ai është një lider i përkryer, por personat e tjerë nuk i respektojnë dhe kryejnë detyrat që ai u vendos.

Ajo është shprehur se jemi duke bërë shaka mes miqve, por Armaldo e ka marrë mjaft seriozisht si debat, aq më tepër ku bëhet fjalë për punë. Një ftohtësi mes tyre ka vazhduar edhe më tej, ku Armaldo është treguar mjaft i tërhequr dhe nuk ka dashur të ketë komunikim me Valbonën.

Pasi kishin kaluar pak çaste, Valbona u gjend e rënduar emocionalisht dhe filloi të përlotej. Me komentet e banorëve, Armaldo buzëqeshi, duke lënë të nënkuptonte se ishte diçka e krijuar prej tij, për të parë se ku do të shkonte ajo me reagimin e saj. Më parë, Olta deklaroi se Armaldo ishte “fryrë” nga Luizi për të zhvilluar këtë debat. Çdo gjë u mbyll me një përqafim mes tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE