Samiti i Berlinit dhe vizita e Macron-it, kryeministri Rama takon presidentin Begaj!

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Samiti i Berlinit dhe vizita e Macron-it, kryeministri Rama takon presidentin Begaj!

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë informoi se temë e takimit ishte ky samit.

Po ashtu, Rama informoi se në fokus të bisedës ishte edhe vizita e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.

Më 16 tetor, Shqipëria do të presë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian. E nisur në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, nisma synon të promovojë dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë pallati presidencial, Elysée ka njoftuar se presidenti francez, Emmanuel Macron do të bëjë vizitën e parë dypalëshe të një presidenti francez në Shqipëri më 16 dhe 17 tetor, pas samitit për Ballkanin Perëndimor.

Tre ditë më parë ishin 24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit e që u mblodhën në Tiranë, në kuadër të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme, një takim i cili i parapriu samitit të Procesit të Berlinit që mbahet po në Tiranë më 16 tetor.

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në takimin e drejtuar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani morën pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i Komisionit Europian, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë e Bosnjë-Hercegovinës, si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.

Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO. Takimi u nda në dy sesione dhe në fund, shefi i diplomacisë shqiptare Hasani, ministrja gjermane Baerbock e komisioneri Varhelyi dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE