Mesa duket nuk është muzika pasioni më i madh, ja çfarë mban Don Xhoni të varur në qafën e tij!

vovalbania January 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mesa duket nuk është muzika pasioni më i madh, ja çfarë mban Don Xhoni të varur në qafën e tij!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për pasionin e tij të madh që është boksi. Shumë pak herë Don Xhoni ndan me ne postime nga ky talent i tij pasi shumicën e kohës i përkushtohet muzikës, por sigurohet që këtë pjesë të mos e lë pas dore. E dashurinë e madhe për këtë, Xhonatani e ka treguar me anë të varëses së tij.

Po po, mirë e dëgjuat! Disa vendosin iniciale e disa artistë një simbol që përfaqëson muzikën, ndërsa reperi mban të varur në qafën e tij dorezën e boksit e këtë na e ka treguar me anë të një video që ka postuar së fundmi në llogarinë e tij në Instagram.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që ia mbushi zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka  publikuar EP-në e tij të parë (mini- album). Ky album përbëhet nga 4 këngë, të cilat mesa duket janë pëlqyer shumë nga publiku dhe sipas statistikave që Don Xhoni ka publikuar, albumi i tij është më i suksesshmi në tregun tonë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49346 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE