“Mjafton vetëm sperma dhe inkubatori…”/Akon habit me deklaratat shokuese për gratë!

vovalbania January 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mjafton vetëm sperma dhe inkubatori…”/Akon habit me deklaratat shokuese për gratë!

Këngëtari i njohur Akon ka deklaruar se meshkujt “janë mbretërit e universit” dhe gratë ekzistojnë vetëm për t’i mbështetur ata. Reperi amerikan shtoi gjithashtu se burrat mund të bëjnë fëmijë pa ndihmën e grave, pasi mjafton vetëm sperma dhe inkubatori për të krijuar jetë.

Ne jemi perëndi, ne jemi ata që krijojmë jetë.

Duke folur për gratë në Afrikë, 49-vjeçari theksoi se ato dinë të trajtojnë si duhet një burrë:

Gratë afrikane të trajtojnë si burrë, si mbret. Nuk konkurrojnë me ty ose të luftojnë për barazi sepse ato e kuptojnë që burrat dhe gratë nuk mund të jenë kurrë të barabartë. E kuptojnë rolin që kanë. Në Amerikë nuk e dinë çfarë roli kanë. Të gjithë kanë një rol në jetë dhe nëse gruaja nuk e kupton pozicionin që ka në jetë, ngatërrohemi pastaj. Si mundet që një burrë dhe një grua të luajnë të njëjtin rol, ku është ekuilibri pastaj? Në Afrikë është fare e qartë, gruaja luan rolin e gruas. Zoti ka futur emocionet dhe dhembshurinë te gratë sepse si figurë e nënës, duhet t’i ketë këto gjëra. Prandaj gratë durojnë shumë dhembje. Si grua, roli i saj është që të mbështesë burrin. Burrat janë mbretër dhe gratë nuk mund të krahasohen kurrë me ne.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE