Zëri zbulon tradhtinë, ja çfarë thonë studimet!

vovalbania September 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zëri zbulon tradhtinë, ja çfarë thonë studimet!

Femrat besojnë se sa më i qetë që është zëri i mashkullit, aq më e madhe është mundësia që ai të tradhtojë. Nga ana tjetër, meshkujt besojnë se femrat e zhurmshme janë më të prirura ndaj tradhtisë.

Një studim i publikuar së fundmi, ka analizuar lidhshmërinë ndërmjet zërit të njerëzve dhe prirjes së tyre për të tradhtuar, si dhe ndikimin e zërit në zgjedhjen e partnerëve.

Sa i përket strategjisë seksuale, është zbuluar se edhe meshkujt edhe femrat e shfrytëzojnë zërin si paralajmërim për tradhti në të ardhmen.
Kështu, zëri atraktiv, i ulët te meshkujt dhe i lartë te femrat- në mënyrë potenciale zbulon tradhtinë, thonë autorët e studimit.

Sipas tyre, meshkujt me nivele më të larta të testosteronit, kanë tone më të ulëta të zërit, ndërsa femrat me nivel të lartë të estrogjenit kanë nivel më të lartë të zërit.

Nivelet e larta të këtyre hormoneve janë të lidhur me tradhtinë, ndërsa të dhënat nga ky studim zbulojnë se personat me këto zëra janë të vetëdijshëm për këtë fakt dhe shpesh e shfrytëzojnë këtë në kërkim të partnerëve të rinj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE