“Nxirre dorën nga…”, Flori Mumajesi ‘thumbon’ keq Alban Skënderajn!

vovalbania January 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nxirre dorën nga…”, Flori Mumajesi ‘thumbon’ keq Alban Skënderajn!

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Flori ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale kohët e fundit dhe disa nga postimet e tij madje kanë shkaktuar mjaft trazira në rrjet. E tillë mund të quhet edhe kjo e fundit, pasi vetëm pak më parë Flori ka ‘thumbuar’ këngëtarin e njohur, Alban Skënderaj, teksa ka postuar dy foto të tyre, ku shihen të jenë veshur me të njëjtën xhaketë dhe me anë të shkrimit në foto Flori është shprehur:

Ta dhash 1 xhirro pallton për sebep jo për foto… 

Nxirre dorën nga xhepi i nxirë

Ka kaluar pothuajse 1 muaj që nga momenti kur Flori dhe moderatorja e njohur, Liberta Spahiu me anë të postimeve të tyre në Instagram, na lanë të kuptojmë se janë në një lidhje dashurie, gjë e cila u përfol në të gjitha portalet. Ama vetëm pak më parë me anë të postimit të fundit në Instastory, Flori duket se sapo plasi ‘bombën’ e rradhës në rrjet. Këngëtari ka postuar një video, ku ka bashkuar tentativën e puthjes mes dy banorëve shumë të përfolur të “BBV2”, Luizit dhe Kiarës me një nga puthjet më të famshme të tij në skenë me këngëtaren e njohur, Soni Malaj, disa vite më parë. Puthja ka ndodhur pas performancës së bashkëpunimit të tyre muzikor mjaft të suksesshëm, “Fluturimi 3470” në vitin 2007, gjithashtu kujtojmë se Flori dhe Soni Malaj kanë pasur një histori dashurie në atë kohë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58051 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE