Përplasen dy avionë në Japoni, 5 persona humbin jetën

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplasen dy avionë në Japoni, 5 persona humbin jetën

Ky është momenti kur një avion i Japan Airlines me 379 pasagjerë në bord përplaset me një avion tjetër të rojës bregdetare japoneze në aeroportin Haneda të Tokios.

Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë fatale dhe të dy avionët janë përfshirë nga flakët.

Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit të Japan Airlines shpëtuan mrekullisht, por 5 anëtarët e ekuipazhit të avionit tjetër humbën jetën.

Pamjet e dëshmitarëve okularë treguan pasagjerët duke bërtitur brenda avionit të mbushur me tym të Japan Airlines dhe më pas duke u larguar përmes një rrëshqitëse evakuimi, përpara se flakët të përfshinin gjithë trupin e avionit.

Roja bregdetare e Japonisë bëri të ditur se avioni i saj ishte rrugës për në aeroportin Niigata për të ofruar ndihma në gadishullin Noto të goditur nga tërmeti.

Ndërkohë që aeroporti Haneda mbylli të gjitha pistat pas incidentit.

Nuk dihet ende se cili prej avionëve ishte shkaktar i këtij aksidenti, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që i mori jetën 5 personave.

Burimi: /Tv Klan

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE