Kiara nuk ia kursen fjalët Luizit: “Sa depresiv je ndonjëherë!”

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara nuk ia kursen fjalët Luizit: “Sa depresiv je ndonjëherë!”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta.

Megjithatë, pavarësisht afrimitetit të ditëve të fundit, duket se Kiara nuk po ia jep puthjen e shumëpritur Luizit. E teksa ajo tregohet shpeshherë e largët me të, sjellja e sotme e Kiarës duket se e lëndoi Luizin. E gjitha nisi herët në mëngjes, kur Kiara nuk u tregua e ngrohtë me të pasi nuk e puthi apo përqafoi. Luizi u mërzit, gjë që u vu re nga Kiara.

Sa depresiv je ndonjëherë, sinqerisht. Pse vare turinjt sepse nuk erdha të të përqafoja?! Çfarë tipi i çuditshëm. Do vetëm kur do ti, në çdo moment që do ti dhe si e do ti. Kur tjetri të thotë nuk jam në terezi, ti nuk e kupton, var turinjt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE