Olta Gixhari zbulon pikën e dobët të Luizit!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari zbulon pikën e dobët të Luizit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta.

Edhe pse ata ende nuk janë në një lidhje, Luizi dhe Kiara komentohen shumë në shtëpinë e BBV për raportin e tyre. Ishte pikërisht Olta që u shpreh lidhur me këtë marrëdhënie ditën e sotme.

Kiara. E vetmja pikë e dobët që ka ai. I vetmi vend ku mund ta godasësh. I vetmi njeri që e destabilizon këtu brenda dhe që e ka në dorë. Kiara nuk e mendon kështu?! Që po ike ti nga kjo shtëpi Luizi është rëndë?!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50177 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE