“O lepur. Frikacak. Dridhesh!” Po këtë herë me kë e ka Luizi?!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“O lepur. Frikacak. Dridhesh!” Po këtë herë me kë e ka Luizi?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Ai është përballur jo pak herë me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku janë bërë deklarata të forta qoftë nga ana e vetë Luizit, por edhe nga banorët e tjerë drejtuar atij. Ndërkohë, dukej se Luizi kishte një marrëdhënie të mirë me Armaldon, derisa ‘thumbimet’ e dyanshme kanë nisur. Pikërisht ditën e sotme, Luizi iu drejtua Armaldos me termin ‘frikacak’!

O lepur. Si qesh. Ai është frikacak, realisht frikacak. Dridhet. E kam parë si reagon, prandaj e ngacmoj aty sepse aty i dhemb.

Unë nuk iki, por po ikën ti dhe nuk po na del koha të sqarohemi. Je kokrra e frikacakut. Dhe Amosi nuk sheh frikacak tek ti, por e shoh unë.

https://www.instagram.com/p/Cn7ABbIuRv_/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE