Vetëm ky person e nxjerr Luiz Ejllin jashtë shtëpisë së BBV!
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta.
Ndëkohë që Luizi e ka shfaqur edhe më parë që është mjaft xheloz ndaj Kiarës, ditët e fundit, ai po flet gjithnjë e më tepër për ish-partnerin e saj. Ai pohon se nëse ish i dashuri i Kiarës do të hynte në shtëpinë e BBV, do ta nxirrte jashtë loje.
Unë kam thënë mua më nxjerr jashtë loje vetëm nëse vjen një person. Nuk është nevoja ta gjejnë, ata e dinë ku është, por puna është a e sjellin. Po e sollën atë nuk di çfarë do bëj. Kiara ka thënë nuk ka shanse, por gjithçka ndodh.